Erald Maksuti
Erald Maksuti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Akhmat Grozny fitoi përballë Kosmos Khimki. Kjo sfidë miqësore përfundoi me shifrat e thella 6-0.
Ish-sulmuesi i Flamurtarit ishte pikërisht ai që hapi serinë e golave. Në minutën e 20-të të sfidës, Maksuti shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës, duke i dhënë avantazhin të tijëve.
Kujtojmë që ky është goli i parë me fanellën e Akhmat Grozny për sulmuesin e Shqipërisë U21. Kujtojmë që Maksuti u shit nga Flamurtari te klubi rus për 700 mijë euro.
View this post on Instagram
Poll
