Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dëshirë e “shfrenuar” e presidentit te Federatës Marokene të Futbillit, finale Marok-Spanjë për të "testuar" Lamine Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
Dëshirë e “shfrenuar” e presidentit te Federatës
Lamine Yamal

Presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, ka drejtuar njw sfide drejt yllit të Barcelonës Lamine Yamal. Në një intervistë për "Aljazeera360", Lekjaa ka deklaruar se dëshiron një finale të Botërorit mes Marokut dhe Spanjës, në mënyrë që të shihet qartë nëse 18-vjeçari ka bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij ndërkombëtare.

Lekjaa e bëri këtë koment me një ton ironik, duke shprehur dëshirën për ta parë Yamalin në fushë kundër Marokut në një ndeshje vendimtare.

"Shpresoj që të takohemi me të në finale për të parë qartë nëse ka bërë zgjedhjen e duhur apo jo". Pavarësisht sfidës, ai theksoi se respekton vendimin e futbollistit dhe i uroi atij suksese me fanelën e "La Roja".

Federata Marokene e Futbollit bëri përpjekje të shumta për të bindur sulmuesin e ri që të zgjidhte Marokun.

Poll

Lexo gjithashtu