Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ibrahimovic "harron" Milanin dhe i "përvishet" Haaland, BEFASON me deklaratën për sulmuesin e Norvegjisë: I duhet shumë punë t'i afrohet nivelit tim!

Shkruar nga NEWSPORT
Ibrahimovic "harron" Milanin dhe i "përvishet" Haaland,
Zlatan Ibrahimovic dhe Erling Haaland

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij të guximshme, teksa këtë herë është kapur me nivelin e Erling Haaland.

Në një diskutim në një studio të improvizuar të “Fox News”, suedezi u ngacmua nga ish-mbrojtësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexi Lalas, i cili ia tha në sy se sulmuesi i Norvegjisë qëndron mbi të.

Kaq ka mjaftuar që Ibrahimovic të “dalë nga vetja” dhe të jap përgjigjen e tij pa u menduar dy herë.

“Nuk jam shumë i bindur për atë se çfarë thua. Ai duhet të bëjë më shumë për të arritur nivelin tim”, tha fillimisht Ibra.

Lalas: Çfarë duhet të bëjë më tepër, nga çfarë ka dhënë deri më tani?

Ibrahimovic: Ai po shënon gola, është vdekjeprurës brenda në zonë, por e shoh veten time më shumë përreth zonës. Më pëlqen të luaj me topin.

Lalas: Po thua që është vetëm një dimensional?

Ibrahimovic: Po. E thashë që është vrasës para portës, është inteligjent por nuk po bën aq sa ka mundësinë të jap në fushë. Nuk duhet t’i shkarkojë të gjithë energjitë në atë mënyrë. Në një deklaratë të fundit, ai tha nëse prek dy topa, të dy i çon në rrjetë. Unë jam ndryshe, nëse prek dy topa, dua t’i çoj të tre në rrjetë.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu