Jose Mourinho
Benfica ka bërë të ditur se Jose Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid. Edhe pse vetë njoftimi i klubit madrilen mungon, nënkampionët e Portugalisë kanë vendosur t'i paraprijnë me postimin informues për tifozët në rrjetet sociale.
"Ne informojmë se Real Madrid ka formalizuar qëllimin e tyre për të emëruar Jose Mourinhon për 15 milionë euro dhe trajneri ka dhënë aprovimin e tij", shkruan klubi portugez.
Tashmë radha është e madrilenëve për të postuar trajnerin e ri në faqen e tyre zyrtare, një rikthim ky për portugezin në "Santiago Bernabeu", pas 13 vitesh që prej ciklit të parë.
View this post on Instagram
Poll
