Dueli i shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës rrëmbu vëmendjen e të gjithëve të pranishëm në ring, në mes të Xhedah, aty ku boksierët zbritën për t’u përballur me njëri-tjetrin. Një përballje e dyluftuar që solli dhe një nisje tejet pozitive nga boksieri nga Oroshi i Mirditës, që s’i kurseu aspak goditjet ndaj britanikut, madje duke e rrëzuar.
Mirëpo, Joshua e kishte “ndarë mendjen” për të fituar në rikthimin e tij në arenën e boksit dhe me një nokaut “fatal”, mposhti kundërshtarin duke sjellë kështu edhe mbylljen para kohe të sfidës për Prengën.
Në fund, ish-kampioni i Botës zgjodhi që të shkëpusë për një çast festën dhe të përshëndesë rivalin e tij në ring, madje edhe duke e përqafuar për emocionet që solli në këtë përballje.
View this post on Instagram
