Fillimi i tij me grushtet e njëpasnjëshme dhe “nuhatjen” e çdo lëvizjeje ndaj Anthony Joshuas, u mendua si një arsye më shumë për të besuar tek një surprizë e Kristian Prengës që befasoi jo pak kundërshtarin e tij britanik.
Madje, në harkun kohor të pak minutave, boksieri nga Mirdita regjistroi plot tre goditje të forta, që e rrëzuan kundërshtarin në disa raste përtokë, aq sa u krijua dhe bindja se ndaj Prengës nuk do të ishte fort e lehtë.
Mirëpo, kur përballë ke një ish-kampion bote, është e vështirë të ruash të njëjtin rendiment, ndaj dhe nokauti nga Joshua në raundin e dytë e shpjegoi më së miri përvojën në këto nivele botërore, edhe pse duhet pohuar se guximi dhe dëshira e madhe e shqiptarit tonë ishte për t’u admiruar.
Një humbje që padyshim dhemb, si për vetë Prengën ashtu dhe për të gjithë tifozët shqiptar që e ndoqën, ata prezentë pranë ringut dhe për ata që kursyen edhe orët e gjumit për ta ndjekur me shumë interes. Këtë e tregon dhe videoja e mëposhtme, që shpjegon në njëfarë mënyre edhe ndjesitë e zhgënjimit të 35 vjeçarit, lotët e të cilit janë mëse të dukshme.
