Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“Stërvitje për të? Nuk ndihem i fyer, fuqia ime në goditje është...”, Kristian Prenga kërcënon Joshuan: Ke bërë një gabim të madh, pas teje mund ta ketë radhën Fury

Shkruar nga NEWSPORT
“Stërvitje për të? Nuk ndihem i fyer, fuqia ime në
Ilustrim: Anthony Joshua - Kristian Prenga

Kristian Prenga do të zhvillojë duelin e karrierës më 25 korrik, ku do të përballet me Anthony Joshua. Sfida që do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite, e nis turneun në orën 20:00. Ndërsa për revistën “The Ring” ka folur vetë boksieri mirditor, në prag të këtij dueli, duke u shprehur besimplotë edhe pse përballë ka një “bishë” të boksit.

“Isha i shtangur kur më telefonoi dhe më tha se kishte një mundësi për të luftuar me Joshuan. “Po bëhesha gati të shkoja në palestër për stërvitjen e orës 18:30. I thashë atë që i kam thënë gjithmonë: ‘Jam gati të përballem me këdo, por nuk ka kuptim të marr duele me rrezik të madh nëse nuk ka shpërblim, qoftë financiar apo në aspektin e mundësive që krijon një ndeshje e tillë’.

Ai më siguroi se nuk do të ndërmerrte një hap të pamenduar. Ende po negocionte kushtet financiare, ndaj gjithçka nuk ishte përcaktuar. Pas disa minutash diskutimi i thashë se kjo ishte mundësia që kam pritur prej kohësh dhe se Zoti ma kishte sjellë në jetë. I thashë: ‘Le ta bëjmë’.

Pa stërvitje nuk jam asgjë si boksier. Unë, Keith dhe miku im, njëherazi përkthyesi Sammy Lushaj, folëm deri vonë atë natë dhe të gjithë ramë dakord se ishte një mundësi shumë e mirë. Keith vazhdoi negociatat për të siguruar marrëveshjen më të mirë. Të jem i sinqertë, unë e kisha vendosur tashmë në zemër ta pranoja këtë sfidë, pavarësisht se si do të përfundonin negociatat. Pas disa ditësh të tjera, marrëveshja u arrit dhe u firmos.

E kam parë Jooshuan të boksojë dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm të përballem me emrat më të mëdhenj të peshave të rënda për t’u bërë pretendent për titullin botëror. Fuqia ime në goditje, përmasat fizike dhe atletizmi janë armët e mia më të forta. Kam goditje shumë të rënda dhe mund të lëndoj çdo kundërshtar. Nuk kam frikë nga askush dhe kjo ka shumë rëndësi në ring. Pasi ta nokautoj Joshuan, do të jem i renditur mes më të mirëve dhe emri im do të njihet shumë më tepër në botën e boksit.

Më zgjodhi si “stërvitje” para duelit me Furyn? Nuk ndihem i fyer. E kuptoj situatën, por Joshua bëri një gabim të madh që më zgjodhi mua. Pasi ta ndal Joshuan, ndoshta unë do ta zë vendin e tij për t’u përballur me Furyn. Kjo është ndeshja që do të më ndryshojë jetën, kur të trondit botën”, tha Prenga.

Poll

Lexo gjithashtu