Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

E BUJSHME/ Shqiptarët "pushtojnë" arenën ndërkombëtare të boksit, Nelson Hysa fton në ring "bishën" britanike

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shqiptarët "pushtojnë" arenën
Nelson Hysa dhe Tyson Fury

Teksa kemi mësuar pak javë më parë se Kristian Prenga do të "përplaset" në ring me Anthony Joshuan, në meçin që do të mbahet në Arabinë Saudite më 25 korrik të këtij viti, një tjetër duel "gladiatorësh" mund të "ndezë" ringun një muaj më vonë.

Bëhet fjalë për një "përplasje" të mundshme mes boksierit tjetër shqiptar, Nelson Hysa dhe Tyson Furyt, i njohur ndryshe si "The Gipsy King".

Siç raportojnë mediat britanike, thuhet se palët janë ende në diskutime për të bërë të mundur këtë duel, ndërsa një datë "hipotetike" mendohet të jetë ajo e 1 gushtit dhe me vendin në Dublin të Gjermanisë.

Kujtojmë se Hysa është i pamposhtur në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar në ring, ku ka regjistruar 24 fitore.

Poll

Lexo gjithashtu