Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kërkojnë maksimumin në sezonin e ri, klubi i Kategorisë së Dytë jep njoftimin e rëndësishëm (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë maksimumin në sezonin e ri, klubi i Kategorisë
Butrinti i Sarandës

Klubi i Butrintit ka njoftuar para pak minutash në rrjetet sociale se do të rikthehen ditën e sotme për fazën përgatitore në vigjilje të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, aty ku do të provohet sërish misioni për ngjitjen në të Parën.

Nën drejtimin e trajnerit Artan Meçani, grupi do të bashkohet në orën 17:30 për përgatitjet, ndërsa në ditët në vijim, klubi sarandiot bën të ditur se do të njoftohen edhe afrimet e reja.

Kujtojmë se në ndeshjen e “play-out” përballë Kukësit, zhvilluar më 28 maj të sezonit të kaluar, Butrinti u mposht nga verilindorët me rezultatin 2-0, duke bërë që tek sarandiotët të mbledhin forcat për hedhur nga e para “themelet” e punës për arritjen e objektivit të vetëm.

POSTIMI: 

"Sot, në orën 17:30, KS Butrinti Sarandë nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Artan Meçani. Në ditët në vijim do t’ju njohim me afrimet e reja që do t’i bashkohen skuadrës.
I urojmë ekipit tonë një sezon plot suksese, fitore dhe objektiva të arritura!"

Poll

Lexo gjithashtu