Jasmin Raboshta
Jasmin Raboshta është futbollisti më i ri i Gramshit. Burime për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi 36-vjeçar ka vendosur ta mbyllë me Besëlidhjen, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Dytë.
Për Raboshtën, kjo është hera e parë që luan me gramshiotët. Ndërsa karrierën e ka mjaft të pasur, pasi në Shqipëri ka luajtur me ekipe elitare si Vllaznia, Elbasani, Teuta dhe Bylis.
36-vjeçari ka eksperiencë edhe në Turqi, aty ku është aktivizuar me Silopi dhe Siirt IoI. Gjithashtu, Raboshta ka luajtur në Kosovë me skuadra si Vushtria, Llapi dhe Liria e Prizrenit.
Poll
