Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ 2 gola, karton i kuq dhe tensione! "Play-off"-et i dhurojnë të gjitha, Sopoti dhe Butrinti "një hap" larg të Parës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ 2 gola, karton i kuq dhe tensione!
Kategoria e Dytë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e "play-off"-it në Kategorinë e Dytë, ku janë dashur shtesat e më pas ekzekutimi i 11 metërshave për të përcaktuar dhe skuadrat që do të masin forcat me skuadrat e "play-out"-it nga Kategoria e Parë.

Kështu, Sopoti ka mposhtur Shirokën (GRUPI A) në sajë të "ruletës ruse", pasi koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1. Fati i penalltive iu buzëqeshi vendasve të cilët ishin më të saktë para portës (4-2). 

Edhe Butrinti ka mposhtur Bylisin B (GRUPI B) me të njëjtën mënyrë. Sarandiotët e patën disi më të vështirë tek 11 metërshat, por iu falë 5 gjuajtjeve të sakta në portë, kundrejt 4 të miqve. 

Sopoti do të gjejë Luftëtarin, ndërsa Butrinti Kukësin për hapin përfundimtar se kush do të ketë fatin të luajë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. 

NDESHJET

Sopoti 1-1 Shiroka (Ferhati 30'/ Ogungbire 14) 

GOLAT: 

Tensionet në fundin e sfidës mes Sopotit dhe Shirokës

Butrinti 0-0 Bylis B

Poll

Lexo gjithashtu