Shiroka nuk ia doli dot që të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë, pasi u mposht nga Sopoti në sajë të 11-metërshave, ku këta të fundit ishin më preçiz në "ruletën ruse".
Megjithatë, duket se klubi nga Shkodra ende shpreson dhe kjo për shkak të vendit të lirë që ekziston në këtë kategori. Në njoftimin e bërë publik në rrjete sociale, ata shkruajnë se do të presin verdiktin përfundimtar që do të vijë nga Federata Shqiptare ee Futbollit, duke i nënvizuar dhe faktin see i gjithë sistemi i kampionatit është zhvilluar me formulën "Play-Off".
Po ashtu, edhe nga ana e Kukësit dhe Butrintit janë ngritur pretendime të ngjashme. Kërkesa e verilindorëve bazohet në faktin se në ndeshjen kundër Bylisit B, këta të fundit aktivizuan plot 9 lojtarë, duke shkelur në mënyrë flagrante rregulloren.
NJOFTIMI:
"KF Shiroka është në pritje të verdiktit final dhe një sqarimi nga ana e Federatës Shqipëtare të Futbollit lidhur me plotësimin e vendit të lirë në Kategorinë e Parë.
Duke qenë se i gjithë sistemi i kampionatit është zhvilluar me formulën “Play-Off”, ndaj presim vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndeshjen “Play-Off” mes KF Shiroka dhe Butrintit."
