Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Klubi i Butrintit del kundër vendimit të FSHF-së: S’mund të luajmë me Kukësin, na janë larguar futbollistët!

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Butrintit del kundër vendimit të FSHF-së: S’mund
Foto ilustruese: Butrinti - FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot që Byli B do të rikthehet në Kategorinë e Dytë, pas rënies së ekipit “A” në Kategorinë e Parë. Gjithashtu, u mor vendimi që vendin e Bylis B do ta marrë fituesi i çiftit Butrinti – Kukësi, sfidë që do të zhvillohet në një stadium neutral.

Mirëpo, klubi sarandiot ka dalë me një deklaratë zyrtare vetëm pak minuta pas këtij vendimi zyrtar nga FSHF. Butrinti ka kundërshtuar Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, duke mos qenë “pro” një ndeshje “play-off” ndaj skuadrës së Kukësit.

Ndër të tjera, klubi nga Saranda shpjegon se pas përfundimit të kampionatit kanë pasur pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare, duke theksuar se shumë lojtarë janë larguar nga ekipi.

DEKLARATA:

Klubi i Futbollit KF Butrinti shpreh kundërshtimin e plotë ndaj vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje play-off mes KF Kukësi dhe KF Butrinti për përcaktimin e skuadrës që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin 2026/27.

Ky vendim vjen në një moment kur kampionati ka përfunduar prej kohësh dhe ka sjellë pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare për klubin tonë. Shumë lojtarë janë larguar, ekipi ka dalë jashtë ritmit garues dhe janë shtuar ndjeshëm shpenzimet e paplanifikuara për organizimin e një ndeshjeje të tillë.

KF Butrinti vlerëson se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e barazisë sportive dhe sigurisë juridike të garës. Për këtë arsye, klubi do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive për mbrojtjen e të drejtave të tij, duke nisur me apelimin e vendimit pranë organeve kompetente të FSHF-së dhe më pas, nëse do të jetë e nevojshme, çështja do të dërgohet edhe në Court of Arbitration for Sport.

Klubi ynë mbetet i vendosur në mbrojtje të dinjitetit, mundit dhe sakrificës së bërë gjatë gjithë sezonit sportiv. KF Butrinti

Klubi i Butrintit del kundër vendimit të FSHF-së: S’mund
 
Poll

Lexo gjithashtu