Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

La Gjermaninë për klubin shqiptar, qendërmbrojtësi largohet pas sezonit “katastrofik”: Ndonjëherë fjalët janë të vështira… dhimbje për mënyrën se si përfundoi

Shkruar nga NEWSPORT
La Gjermaninë për klubin shqiptar, qendërmbrojtësi largohet
Marjus Korreshi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi Marjus Korreshi ka bërë publik vendimin, për t'u larguar nga klubi i Lushnjës. Ndër rreshta, 27-vjeçari tregon dhimbjen për mënyrën se shkoi ky sezon te ekipi Myzeqar, të cilët ranë në Kategorinë e Dytë.

Ndonjëherë fjalët janë të vështira kur duhet të largohesh nga vendi që e ndjen si shtëpi. Të largohesh nga ekipi i qytetit tënd pas një sezoni të tillë nuk është aspak e lehtë. Dhimbja për mënyrën si përfundoi sezoni do të mbetet gjatë, sepse askush nuk e donte këtë fund.

KF Lushnja për mua nuk ka qenë thjesht një ekip. Ka qenë qyteti im, njerëzit e mi, fanela që kam ëndërruar ta vesh që fëmijë dhe përgjegjësia për të përfaqësuar vendin ku jam rritur. Dua të falënderoj klubin, presidenten, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët për çdo moment të kaluar bashkë.

Sot mbyllet një kapitull për mua, por respekti për KF Lushnjën do të jetë gjithmonë i njëjtë. Shpresoj ta shoh këtë klub shumë shpejt aty ku e meriton”, ka shkruar Korreshi.

Në vitin 2023, qendërmbrojtësi la ekipin gjerman të SV Waldhof Mannheim U21 për t’u bashkuar me Orikun, ndërsa prej 2024-ës ishte pjesë e Lushjës. Pavarësisht sezonit negativ në aspektin ekipor të lushnjarëve, në aspektin personal ishte sezon pozitiv për vetë mbrojtësin. 

La Gjermaninë për klubin shqiptar, qendërmbrojtësi largohet
Postimi i Marjus Korreshit

 

Poll

Lexo gjithashtu