Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Messi ishte për të kuq”, ish-trajneri i Vllaznisë flet “pa doreza”: Argjentina po favorizohet pafundësisht, kjo është masakër

Shkruar nga NEWSPORT
“Messi ishte për të kuq”, ish-trajneri i Vllaznisë
Leo Messi

Ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka mbajtur qëndrim të fortë kundërshtues me atë çka po prodhon Argjentina në këtë Kupë Bote. Jo vetëm kaq, por Cungu nuk ngurroi të shprehej me “gojën plotë” se Argjentina dhe Messi po favorizohen në këtë kompeticion.

Po të shikojmë Argjentinën. Kishte probleme që në ndeshjen ndaj Algjerisë. Një karton i kuq që nuk iu dha Messit. Messi është një lojtar që duhet ‘t’i heqësh kapelen’ për atë që ka dhënë në futbollin botëror.

Ligji duhet të veprojë edhe në sport. Të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe jo dikush del jashtë me të kuqe dhe tjetri favorizohet. Jo vetëm një ndeshje, por pafundësisht.

Problematika kundër Algjerisë, Kepit të Gjelbër, Egjiptit dhe Zvicrës. Mund ta quaj edhe masakër. Nga mediat botërore, thuhen për 31 ndërhyrje të ‘pista’ dhe janë me minutazh. Më vjen keq, sepse kam pasur shumë respekt për Argjentinën.

Ata kanë nxjerrë emra të mëdhenj, mjafton të përmendim Maradonën dhe Messin. Nuk i kam parë të luajnë ndonjëherë në këtë mënyrë të pisët”, u shpreh Armando Cungu në emisionin “Kampionët e Botës”, TV Klan.       

Poll

Lexo gjithashtu