Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Argjentina një hap larg triufmit në Kupën e Botës, presidenti Infantino mesazh Messit me shokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Argjentina një hap larg triufmit në Kupën e Botës,
Gianni Infantino dhe Leo Messi

Argjentina ia doli të marrë fitore spektakolare me përmbysje kundër Anglisë, gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026. “Albiçelestët” triumfuan 2 – 1, me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, teksa Leo Messi shërbeu me 2 asiste.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka ngurruar t’i dërgojë mesazh Agjentinës, sikurse të “ngushëllojë” edhe Anglinë. “Çfarë gjysmëfinaleje intensive, emocionale dhe e pabesueshme në Atlanta!

Urime për Argjentinën, një fitore fantastike dhe urime Anglisë që i dhatë botës kaq shumë momente të shkëlqyera. Tifozët ishin përsëri të mrekullueshëm, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke mbështetur ekipet e tyre nga fillimi deri në fund.

Edhe dy ndeshje kanë mbetur, qëndroni të sintonizuar për një përfundim epik!”, postimi i Infantinos. Në finale, Leo Messi me shokë do “përplaset” kundër Spanjës, aty ku do shpallet fituesi.       

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianni Infantino - FIFA President (@gianni_infantino)

Poll

Lexo gjithashtu