Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Është kaq gabim trashanik”, Lorenc Jemini “shpërthen” për penalltinë në Francë - Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Është kaq gabim trashanik”, Lorenc Jemini
Francë - Spanjë dhe Lorenc Jemini

Ish-arbitri shqiptar Lorenc Jemini, i cili ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s, tashmë pjesë e panelit në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ka dhënë versionin e tij për rastin e penalltisë, gjysmëfinalja Francë – Spanjë.

Për Jeminin, ky rast duhet të konsiderohet faull, pasi Yamal e kishte prekur topin me dorë para ndërhyrjes së mbrojtësit Digne. “Në çdo moment që sulmuesit i bie topi në dorë, në çdo llojë pozicioni ta ketë dorën, është faull. Edhe të mbledhur ta këtë dorën, e përsërisë, është faull.

Ka një ndryshim shumë të madh mes dorës së mbrojtësit dhe dorës së sulmuesit, pra mes fazave mbrojtëse e sulmuese. Në çdo pozicion të ketë dorën sulmuesi, është faull brenda zonës, jo jashtë zonës. Për mua duhet dhënë faull për mbrojtjen, pra dorën e Yamal.

Nuk ka rëndësi dora e hapur apo e mbyll, sidoqoftë ta ketë dorën sulmuesi. Kështu është rregullorja. Është kaq gabim trashanik, saqë mbrojtësi uli kokën dhe nuk i kundërvu arbitrit. Ky rregull ka kohë që është futur. VAR-i patjetër që mund ta thërriste për rishikim këtë episod”, tha Jemini.     

Poll

Lexo gjithashtu