Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“S’mund të humbisnim, kjo Argjentinë s’i detyrohet askujt”, Leo Messi me “sytë” nga finalja: Spanja ekip i madh, por...

Shkruar nga NEWSPORT
“S’mund të humbisnim, kjo Argjentinë s’i detyrohet
Leo Messi

Argjentina fitoi me përmbysje mbrëmjen e djeshme përballë Anglisë, në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta, përfundoi me shifrat 1-2. Pas këtij dueli ka folur edhe Leo Messi, që ishte protagonist me dy asiste.

“Spanja është një ekip i madh, me filozofinë e saj të lojës. I njoh lojtarët e saj. Disa prej tyre luajnë për Barcelonën, klubi që e dua dhe vazhdoj e ndjek. Do të jetë një ndeshje e veçantë, besoj e ekuilibruar. Anglia? Nuk mund ta humbisnim këtë ndeshje. Ky grup lojtarësh që kemi nuk i detyrohet asgjë, askujt.

Ju e dini si janë argjentinasit, gjithmonë kërkojnë më shumë. Nëse do të humbisnim, do të dilnin disa e do të thonin budallallëqe, por nuk ia dhamë këtë mundësi. E dinim që ne ishim më të mirët në fushë. Historia kishte pjesën e saj në këtë përballje, ishte e veçantë për gjithçka përfaqësonte, ndaj duhet ta fitonim”, tha Messi.

Poll

Lexo gjithashtu