Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Barcelona e pakënaqur me situatën e Frenkie De Jong, klubi blaugrana i kërkon shpjegon shpjegim stafit holandez

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona e pakënaqur me situatën e Frenkie De Jong, klubi blaugrana i
Frenkie De Jong

Barcelona duhet të bëjë mirë llogaritë dhe në repartin e mesfushës. Frenkie De Jong u kthye nga Botërori me një dëmtim të rëndë në gju.

Mesfushori është rikthyer më shpejt nga pushimet për t’u vizituar në klinikën e klubit blaugrana. Pas ekzaminimeve doli që gjuri është i inflamuar rëndë dhe me një rrjedhë lëngu kaq të madh dhe do të duhet që të thithet që të kuptohet nga rezonanca nëse ka dëmtime të ligamentit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, klubi katalanas sulmoi ashpër trajnerin Ronald Koeman dhe mjekët holandeze të cilët lejuan mesfushorin të luante dy ndeshjet e fundit në botëror dhe ka kërkuar shpjegime zyrtare për menaxhimin e fizikut të futbollistit. Gjithashtu te Barcelona janë të pakënaqur dhe me vendimin e De Jong që nuk kishte vënë në dijeni stafin e kombëtares për gjendjen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu