Emmanuel Macron, Kylian Mbappe & Didier Deschamps
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas eliminimit të “Gjelave” nga Kupa e Botës 2026. Franca u mposht 2-0 nga Spanja në gjysmëfinale, duke i dhënë fund ëndrrës për të luajtur në finalen e madhe të turneut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron uroi Spanjën për kualifikimin dhe falënderoi futbollistët francezë për paraqitjet e tyre gjatë Botërorit.
“Urime Spanjës për kualifikimin. Faleminderit ‘Les Bleus’ që i përfaqësuan ngjyrat tona me kaq përkushtim. Humbja e sotme është e rëndë, por ky ekip është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur”, shkroi presidenti francez.
Poll
