Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Eksperiencë europiane për Vllazninë, bomberi venezuelian firmos me kuqeblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Eksperiencë europiane për Vllazninë, bomberi venezuelian
Daniel Perez

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit venezuelian Daniel Perez, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin shkodran. 24-vjeçari vjen në Shqipëri me synimin për të forcuar repartin ofensiv të kuqebluve për sezonin e ri.

Perez sjell me vete eksperiencë nga futbolli europian, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Club Brugge, Oostende, Lokeren dhe Nea Salamis. Gjithashtu ai ka përfaqësuar edhe kombëtaret e moshave të Venezuelës, duke fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Te Vllaznia besojnë se cilësitë e Perez në fazën sulmuese do ta ndihmojnë ekipin për objektivat e sezonit të ri dhe në garën për të fituar titullin kapion që mungon në Shkodër që nga sezoni 2000/2001.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu