Laçi ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato, duke arritur marrëveshjen me klubin italian të Sassuolos për huazimin e portierit 20-vjeçar, Gabriel Guri. Kurbinasit kanë shtuar cilësi në repartin e prapavijës, duke afruar një element me një karrierë premtuese në arenën ndërkombëtare.
Guri vjen në kampionatin shqiptar pas një rrugëtimi formues në disa prej akademive më të njohura të futbollit europian,ku është aktivizur më parë me klube si Le Havre U-19, Paris Saint-Germain U-19 dhe Chateauroux U-17.
Marrëveshja për huazimin e talentit 20-vjeçar tek klubi Laçit u bë i mundur nga agjenti Bernard Kulla. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi i ka uruar mirëseardhjen lojtarit, duke i shprehur besim të plotë për një sezon të suksesshëm nën ngjyrat bardhezi.
View this post on Instagram
