Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Abissnet Superiore/ Kalendari për sezonin 2026-2027, përballje “zjarri” për Egnatian, Edlir Tetova debuton me Teutën në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Abissnet Superiore/ Kalendari për sezonin 2026-2027, përballje
Shorti

Prej orës 11:00, është mbajtur hedhja e shortit për sezonin e ri 2026-2027 në Abissnet Superiore, ku është përcaktuar edhe kalendari për javën e parë. Ky do të jetë edicioni i 88-të në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa do të nis nga data 22 gusht (2026) deri në 9 maj të vitit 2027.

Goglat kanë rezervuar “përplasje” interesante që në javën e parë. Egnatia kampione do të pres Tiranën. Për trajnerin e rrogozhinasve, Nevil Dede do të jetë sfidë me të shkuarën, pasi ka luajtur dhe drejtuar te ekipi kryeqytetas.

Elbasani në pozitën e nënkampionit, udhëton në transfertën e vështirë të Laçit. Edlir Tetova në “timonin” e Teutës debuton karshi Partizanit, kryeqytet.

Vllaznia e Edi Martinit sfidohet nga Skënderbeu i Korçës. E fundit, por jo nga rëndësia, Dinamo e “çel” edicionin 2026-2027 ndaj Vorës si vendas.    

JAVA 1

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

 

Poll

Lexo gjithashtu