Teuta
Teuta është ndalur në barazim në ndeshjen e dytë miqësore, këtë herë përballë Lokomotiv Sofia. Sfida e zhvilluar në Bansko të Bullgarisë përfundoi 0-0.
Një tjetër rezultat, jo ai që pritej, për djemtë e Edlir Tetovës, i cili duhet të presë ende për fitoren e parë në stolin e durrsakëve.
Kujtojmë se “Djemtë e Detit” do të luajnë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, të planifikuara më 15 korrik ndaj Hapoel Haifas dhe një ditë më vonë, pra 16 korrik përballë CSM Slatinas.
Poll
