Sembene me Partizanin
Pasi e mbylli kapitullin me Partizanin, qendërmbrojtësi Saliou Sembene vazhdon me seancat përgatitëse, ndërsa në rrjetet sociale tregon foto duke u stërvitur.
Klubi kryeqytetas dhe 24-vjeçari nuk gjetën dot “gjuhën” e përbashkët për rinovim, teksa lojtari është pa ekip, kësisojë mund të transferohet kudo.
Por ajo që ka bërë bujë në “story”-n e Sembenes, përkon fanelë që mban veshur, e cila është e Vllaznisë. Nuk është e qartë nëse futbollisti me tipare defensive do kalojë te ekipi shkodran apo është thjesht një simpati për kuqeblutë.
Në sezonin 2022-2023, Semben fitoi titullin në Superiore me Partizanin, ndërsa në 2023-2024, Superkupën e Shqipërisë, sërish me “Demat e Kuq”.
"Story" i Sembenes
Poll
