Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dajsinani shpëtoi Egnatian nga "turpi" përballë Petrocub, portieri u kthye në “hajmali” për të mbajtur në lojë kampionët e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dajsinani shpëtoi Egnatian nga "turpi" përballë
Mario Dajsinani

Nëse Egnatia është ende në lojë për një kualifikim në raundin tjetër të Champions League, duhet t’i falet padyshim paraqitjes fantastike të Mario Dajsinanit.

Me përjashtim të golit të parë që erdhi si pasojë e një neglizhence në prapavijë, pjesa tjetër ishte në perfeksion për portierin, i cili shpëtoi jo pak, por 8 herë kampionët e Shqipërisë nga goli i dytë i Petrocub.

Një “magnet” i vërtetë pritjesh, aq sa dhe kundërshtari moldav doli kokëulur nga ky barazim, ndërsa për skuadrën e Nevil Dedes, një tjetër shans i artë për të synuar kalimin më tutje në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë më 15 korrik.

Pritjet e Mario Dajsinanit në ndeshjen Petrocub - Egnatia

 

Poll

Lexo gjithashtu