Vllaznia do të përballet të enjten me Malishevën, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 20:00.
Ndërkohë që së fundmi, është bërë publike edhe lista e shkodranëve për këtë sfidë. Një listë mjaft e cunguar, ky në sy bie prezenca e vetëm 3 mbrojtësve, ndërsa Herald Marku është i vetmi nga afrimet e reja.
Mungon edhe sulmuesi Rrok Toma, i cili u huazua nga Partizani pikërisht për ndeshjet në Kupat e Evropës. Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të Vllaznisë për duelin ndaj Malishevës.
LISTA:
PORTIERË: Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj.
MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Celikovic.
MESFUSHORË: Cristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klini Qato, Ensar Tafili.
SULMUES: Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi.
