Në prag të përballjes Dinamo – Astana, e vlefshme për raundin e parë në Conference League, klubi dinamovitë ka publikuar listën me lojtarët e disponueshëm.
Dy mungesat e mëdha përkojnë me fazën defensive, konkretisht Faton Neziri dhe Bekim Maliqi. Të dy vujanë nga problmet fizike dhe nuk do jenë në gjendje të japin kontributin e tyre.
Lajmi i mirë për trajnerin Ilir Daja lidhet me talentin ofensiv Hekuran Berisha. Pasi zhvilloi gjysmë-sezoni spektakolar me Dukagjinin në Kosovë, Berisha është gati të “shpërthejë” edhe te Dinamo, aq më tepër në Conference League.
Ndeshja e parë mes Dinamos dhe Astanës do të mbahet më datën 9 korrik, ora 21:00, stadiumi “Elbasan Arena”, kurse ajo e kthimit më 16 korrik, transfertë.
LISTA E POLTË:
Porta: Edmir Sali, Aldo Teqja, Tomas Kiri.
Mbrojtja: Usni Ismaili, Erion Hoxhallari, Fabjan Perndreca, Naser Aliji, Ardit Manjani, Lorran.
Mesfusha: Eridon Qardaku, Malomo Ayodeji, Klevi Qefalia, Bruno Dita, Isi Manellari.
Sulmi: Lorenco Vila, Ruben Silva-Richards, Dejvi Metaj, Florenc Ferruku, Hekuran Berisha, David Fadairo, Mustapha Koma, Bright James.
