Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Crystal Palace e ka "mbyllje hesapesh" në tempullin anglez, për finalen "lufton" dhe Rayo e mbrojtësit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Crystal Palace e ka "mbyllje hesapesh" në
Conference League

Katër skuadra dhe një “mision” i vetëm, kualifikimi në finalen e madhe drejt Gjermanisë. Në Conference League do të luhen mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve, të cilat pritet të nisin në orën 21:00.

Rayo Vallecano, skuadër në të cilën aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu luan në transfertë përballë francezëve të Strasbourg. Pasi fituan në aktin e parë minimalisht 1-0, spanjollët kërkojnë të vazhdojnë atë çfarë nisën në shtëpinë e tyre, edhe pse takimi vijon të mbetet i hapur për çdo skenar të mundshëm.

Sakaq, anglezët e Crystal Palace do të kërkojnë të mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë të fituar me rezultatin 3-1 ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Faktori fushë pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për vendasit të cilët presin dhe mbështetjen e tifozëve për të kryer me sukses “detyrat e shtëpisë”.

Finalja në Leipzig është e përcaktuar të luhet në stadiumin “Red Bull Arena”, më 27 maj në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu