Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Strakosha dhe Pilo "nuk diskutohen" nga minuta e parë, shqiptari tjetër e nis nga stoli! Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të sfidës AEK-Rayo Vallecano

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha dhe Pilo "nuk diskutohen" nga minuta e parë, shqiptari
AEK Athens - Rayo Vallecano / Credits: ©YahooSports

AEK-u i Athinës dhe Rayo Vallecano do të zbresin në orën 21:00 në fushë për ndeshjen e kthimit në stadiumin "Allwyn Arena". Spanjollët vijnë më të avantazhuar në këtë sfidë, pasi fituan ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin e pastër 3-0, ndaj dhe do të përpiqen të mbrojnë rezultatin përballë grekëve të AEK që kërkojnë të befasojnë në shtëpinë e tyre.

Të dy trajnerët e skuadrave respektive, Marko Nikolic dhe Inigo Perez kanë hequr çdo dyshim të fundit duke zbardhur 11-shen që do të hidhet nga minuta e parë për një tjetër 90 minutësh spektakolar në Athinë.

Kështu, Strakosha dhe Pilo nuk janë diskutuar nga trajneri i tyre dhe janë të rreshtuar në formacionin fiks, ndërsa në anën tjetër, Balliu mbetet sërish në stol teksa pret që mundësia e aktivizimit të vijë në fraksionin e dytë të lojës. 

 

Strakosha dhe Pilo "nuk diskutohen" nga minuta e parë, shqiptari
©Flashscore AEK Athens - Rayo Vallecano

 

Poll

Lexo gjithashtu