Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fituan titullin në Superiore, Egnatia nuk humb kohë dhe merr vendimin për bomberin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan titullin në Superiore, Egnatia nuk humb kohë dhe merr vendimin
Egnatia

Moderatori i emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Kristo Thoma ka zbuluar se ekipi i Egnatias ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me qendërsulmuesin Soumaila Bakayoko.

Për tifozët rrogozhinas dhe trajnerin Nevil Dede, ky është lajm i mirë në lidhje me inkuadrimin në Kupat e Evropës, pasi siguruan titullin e 3-të kampion radhazi në Superiore.

Ndonëse në sezonin e rregullt sulmuesi 24-vjeçar nuk tregoi “nuhatje vrastare” në zonënë mike, krejtësisht e kundërta ndodhi në Final Four.

Në 3 takimet e luajtura në këtë fazë, Bakayoko shënoi 2 gola dhe dha 1 asist, ndikim i madh në fazën ofensive për të tijët.    

Poll

Lexo gjithashtu