Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sezon me ulje-ngritje”, Eljon Sota “skanon” titullin e 3-të: I kam edhe instiktet e golit

Shkruar nga NEWSPORT
“Sezon me ulje-ngritje”, Eljon Sota “skanon” titullin e
Eljon Sota

Qendërmbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota foli për mediat pas titullit të 3-të në Superiore. 28-vjeçari dha një “pasqyrë” sa më të qartë të kalvarit gjatë këtij sezoni, duke treguar edhe vështirësitë:    

“Titulli shijohet si te Partizani ashtu edhe te Egnatia. Ky ka qenë një sezon me ulje-ngritje, kjo edhe për shkak të problemeve të mija fizike.

Në momentet më të rëndësishme kam qenë gati, ku shënova edhe golin. Për Kupat e Evropës, grupi e ka potencialin. Tashmë, ajo do jetë objektivi jonë madhor. Goli kundër Vllaznisë?

Të dyja pozicionet më përshtaten shumë mirë, si me 2 apo edhe me 3 mbrapa. Mendoi se i kam pak instiktet e golit. Dua të bëjë një përshëndetje për mamin tim, sepse ajo ishte në merak nëse do të dilja unë në intervistë apo jo. E përshëndes.”   

Poll

Lexo gjithashtu