Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nuk mjaftoi përmbysja kundër Vllaznisë, Elbasani e mbyll nënkampion në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk mjaftoi përmbysja kundër Vllaznisë, Elbasani e mbyll
Vllaznia - Elbasani

Skuadra e Elbasanit e mbylli Final Four me fitore 2 – 1 kundër Vllaznisë në ndeshjen e fundit, por e pavlefshme për të korrur sukses në titullin kampion.

Triumfi i Egnatias kundër Dinamos bën që rrogozhinasit të shpallen fitues në Superiore, i treti vit radhazi. Në përballjen kundër Vllaznisë, verdheblutë ia dolën të marrin 3 pikët me përmbysje falë golave të Lajthisë dhe Ibrahim Abas.

Edhe pse ishin shumë pranë, të besuarit e Ivan Gvozdenovic nuk ia dolën të varin në qafë medaljen e kampionit.    

Vllaznia 1 – 2 Elbasani (Balaj 49'/Lajthia 52', Ibrahim 64')

90+4' - Elbasani fiton ndeshjen kundër Vllaznisë, por jo titullin. 

64' - Gabim amatoresk nga mbrojtja e Vllaznisë, Elbasani përmbys rezultatin.

   

52' - Ljathia shënon eurgol, 1 - 1.

49' - Bekim Balaj "zhbllokon" shifrat.

46' - Starton pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e parë.

41' - Kallaku "flirton" me golin, i ndal portieri Janacek dhe shtylla.

1’ – Shkelmohet topi në “Air Albania”

 

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Pusi, Bajrami, Kuros, Mala, Krymi, Qato, Kallaku, Murataj, Dodaj, Balaj.

Trajner: Edi Martini

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Diallo, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenovic

Superiore: Final Four

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Eldorian Hamiti   

Poll

Lexo gjithashtu