Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja s'iu beson syve! Media britanike "masakron" sulmuesin e Kombëtares me vlerësimin e "beftë"

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja s'iu beson syve! Media britanike "masakron"
Armando Broja

Me një Burnley të rënë tashmë nga kategoria, hallet sa vijnë dhe shtohen për Armando Brojën, i cili në këtë edicion nuk është se ka gëzuar një rendiment pozitiv.

Përjashto këtu dëmtimet që e kanë penguar të ketë vazhdimësinë, "pengjet" e sulmuesit shkodran kanë mbetur pikërisht minutat që s'ia doli ti merrte dot kurrë, si me Scott Parker ashtu edhe me Michael Jackson, të cilët zgjodhën ta linin në stol e në disa raste, në tribuna.

Së fundmi, Broja i duhet të përballet po ashtu edhe me "notat masakruese" që po merr nga media britanike "The Athletic", që e klasifikon sulmuesin e Kombëtares në top 50 blerjet më të dështuara për sezonin që lamë pas. 

Madje, 24-vjeçari lë pas vetes dhe emra të mëdhenj si Alexandër Isak i Liverpool, Liam Delap i Chelseat dhe Kolo Muani e Tottenham. 

LISTA: 

Armando Broja s'iu beson syve! Media britanike "masakron"
50 transferimet më të dobëta të sezonit të fundit në Premier League

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu