Egnatia, kampionia e Shqipërisë, do të përfaqësojë vendin në turin e parë të Champions League, me objektiva të mëdha për sezonin europian. Presidenti Agim Demrozi ka premtuar se skuadra synon të sigurojë kualifikimin në fazat e grupeve të kompeticioneve europiane.
Skuadra rrogozhinase do të jetë në vazon e ekipeve jofavorite në shortin e Champions League, ndërsa janë zyrtarizuar edhe 14 kundërshtarët e mundshëm. Mes emrave që bien në sy është edhe Drita, ndërsa panorama e rivalëve paraqitet e larmishme për kampionët shqiptarë.
Sipas vlerësimeve të tregut, vetëm disa skuadra konsiderohen si kundërshtarë shumë të vështirë për Egnatian. Kraiova, Kairat dhe Riga shihen si shorti më i fortë i mundshëm për ekipin shqiptar në këtë fazë të kompeticionit.
SHAMROCK ROVERS (Irlandë)
KUPS (Finlandë)
DRITA (Kosovë)
LINCOLN RED IMPS (Gjibraltar)
BORAC BANJA LUKA (Bosnjë Hercegovinë)
VIKINGUR REJKJAVIK (Islandë)
KAIRAT (Kazakistan)
U KRAIOVA (Rumani)
RIGA (Letoni)
KI KLASVIK (Ishujt Faroe)
FLORA TALIN (Estoni)
LARNE (Irlandë e Veriut)
PETROKUB (Moldavi)
NJU SAINTS (Uells)

