Partizani
Partizani ka siguruar një fitore bindëse në takimin miqësor kundër Skënderbeut. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec u mbyll me shifrat 2-0 në favor të “demave”.
Goli i parë u realizuar me 11 metërsh nga Xhuliano Skuka në minutën e 37-të. Ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Rouen Hjumen në minutën e 81-të të takimit duke çuar rezultatin në 2-0.
Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Florin Bratu në krye të stolit të “demave” pas humbjes 2-1 në takimin me Besën.
Poll
