Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Tirana ia bën “shah-mat”, tjetër goditje në merkato nga bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana ia bën “shah-mat”, tjetër goditje në
Drilon Hazrollaj

Drilon Hazrollaj është futbollisti më i ri i Tiranës. Bardheblutë e kanë prezantuar sulmuesin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se 22-vjeçari nga Kosova vjen në kryeqytet me formulën e huazimit nga FC Rapid 1923.

Për anësorin e djathtë, tek Tirana qëndron mundësia për t’ia siguruar plotësisht shërbimet në fundin e sezonit, nëse Hazrollaj ia del të përmbushë pritshmëritë dhe të ndihmojë në arritjen e objektivave.

Në eksperiencat e mëparshme, sulmuesi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë, ndërsa tashmë nis një të re në Superiore me ngjyrat bardheblu.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“ZYRTARE | DRILON HAZROLLAJ BASHKOHET ME KF TIRANËN

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.

22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Drilon!

Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës.”

Poll

Lexo gjithashtu