Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Festë e madhe sot, presidenti Demrozi ka vendosur 100 mijë euro premio”, kapiten Aleksi u jep lajmin tifozëve të Egnatias: Teuta? Unë do ta mbyll në...

Shkruar nga NEWSPORT
“Festë e madhe sot, presidenti Demrozi ka vendosur 100 mijë euro
Albano Aleksi

Egnatia ka triumfuar përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për Final Four të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të rrogozhinasve.

Këta të fundit që u shpallën kampionë në “Abissnet Superiore”, për herë të 3-të radhazi. Pas këtij dueli ka folur edhe kapiteni i rrogozhinasve, Albano Aleksi. 

“Normalisht që është kënaqësi më vete ky titull. Ky ka qenë titulli më i mirë për ekipin tonë, pasi ka qenë i vështirë. Dy ekipet, Elbasani dhe Vllaznia kanë bërë mirë. Por meritë të plotë kanë çunat e ekipit, pasi kanë besuar gjithë kohës. Pavarësisht se ishim në vendin e tretë, arritëm në Final Four dhe treguam se sa vlen ky ekip.

Sa besonim te suksesi? Normalisht që duke parë edhe ndeshjen mes Dinamos dhe Vllaznisë, ishte një motiv më shumë. Gjithçka varej nga këmbët tona, pasi ndalesa e Vllaznisë e Elbasanit nuk hynin në punë. I mposhtëm me lojë dhe rezultat. Ditën e sotme e merituam dhe ma bënë dhuratë çunat meqë nuk isha dot në fushë.

Në Evropë? Ndihem pak keq për Kupat e Evropës. Kemi pasur 2-3 vitet e para që nuk kemi shkëlqyer. Me pak fat dhe me një short të mirë, ekipi do të jetë gati. Pas pushim do të kemi bateritë e karikuara, do të jemi një grup i fortë. Objektivi është që të arrijmë sa më lart dhe të bëjmë krenarë shqiptarët dhe veten tonë.

Ku do të festoni? Nuk po e ndez cigarën, thjeshtë është rituali i një viti më parë. Do të festojmë si fillim me shokët e ekipit dhe tifozët në Rrogozhinë. Presidenti nuk i lë këto raste, ka premtuar 100 mijë euro premio.

E ardhmja me Egnatian apo me Tetovën te Teuta? Në futboll ka fjalë të mira dhe kritika. Unë do ta mbyll sportin në Rrogozhinë. Duke parë që presidenti më ka vlerësuar nga dita e parë e punës, me plotë gojën e them që Albano Aleksi do të jetë i Egnatias deri në fund të karrierës. Nëse Aleksi nesër-pasnesër nuk do të jetë në fushë prej moshës, gjithmonë do të jem fans i çmendur i Egnatias dhe shokëve të ekipit. Pa ta, nuk do të isha këtu ku jam sot.

Qetësi në autobus? Festa do të vazhdojë pas puros, jemi direkt për darkë. Siç ia thashë edhe Ylli Agës, presidenti ka vendosur 100 mijë euro premio. Kjo Egnatia është aty për trofeun e tretë.

Fëmija juaj, djalë apo vajzë? Nuk e dimë akoma. Faleminderit, por shpresojmë që të vijë mbarë e mirë dhe i shëndetshëm. Sido që të jetë, ajo është gjëja më e lumtur. Dëshira do të ishte djalë, që ta lija pasardhës. Ju përqafoj, i keni të gjithë të paguara nga unë, ishalla takohemi”, tha Aleksi.

Poll

Lexo gjithashtu