Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

ZYRTARE/ Dy miqësore të tjera, FSHF e vendos Kombëtaren kuqezi përballë Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dy miqësore të tjera, FSHF e vendos Kombëtaren kuqezi
FSHF

Kombëtarja shqiptare U-14 do të zbresë në fushë në muajin qershor për dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, në kuadër të përgatitjeve dhe ndjekjes së elementëve të rinj premtues.

Dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre takimeve, që do t’i japin stafit teknik mundësinë për të testuar dhe aktivizuar futbollistët e kësaj grupmoshe në ndeshje ndërkombëtare.

Sfida e parë do të luhet më 17 qershor në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në ora 17:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në ora 11:00.

Këto miqësore janë pjesë e punës së vazhdueshme me ekipet kombëtare të moshave dhe do të shërbejnë për të evidentuar progresin e lojtarëve të rinj në aspektin teknik dhe sportiv.

Programi i ndeshjeve:
Maqedoni e Veriut U-14 – Shqipëri U-14, 17 qershor 2026, ora 17:30, stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër

Shqipëri U-14 – Maqedoni e Veriut U-14, 19 qershor 2026, ora 11:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Poll

Lexo gjithashtu