Kreu i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, lidhur me ndryshimin e ri që do të aplikohet në sezonin e ardhshëm të “Abissnet Superiore”, 2026/27.
Vendimi që u miratua dhe nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pikërisht ditën e sotme, shpjegon se klubet do ta kenë të detyrueshëm, aktivizimin e lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare. Sipas Dukës, kjo nismë i jep më shumë mundësi dhe besim talenteve për të spikatur në futbollin shqiptar.
“E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme. Më shumë besim te talentet tona. Më shumë mundësi për brezin e ri. Një vizion i qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar”, shkruan presidenti Duka.

