Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Open Stage” për vajza rikthehet në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF hap dyert për talentet e reja

Shkruar nga NEWSPORT
“Open Stage” për vajza rikthehet në
“Open Stage” për vajza

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 28 gusht, në “Shtëpinë e Futbollit”, seleksionimin “Open Stage” për vajza, një iniciativë që zhvillohet për të tretin vit radhazi me synimin për të identifikuar talentet e reja të futbollit shqiptar.

Në këtë seleksionim janë të mirëpritura të gjitha vajzat e datëlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre përpara stafit teknik të Federatës.

Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, theksoi rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e ekipeve kombëtare.

“Seleksionimi ‘Open Stage’ për vajza është në vitin e tretë që Federata Shqiptare e Futbollit e organizon në ‘Shtëpinë e Futbollit’, këtë herë më 28 gusht. Qëllimi kryesor është t’u japim mundësinë të gjitha vajzave të datëlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012 të tregojnë talentin dhe potencialin e tyre.

Përveç kësaj, ky seleksionim na jep mundësinë të identifikojmë lojtare për të ardhmen e ekipeve kombëtare, por njëkohësisht edhe të zgjerojmë bazën e futbollisteve që ndjekim në mënyrë të vazhdueshme. Duke pasur parasysh se kemi shumë shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe vajza që aktivizohen në akademi e klube me nivel të lartë, ky aktivitet na krijon mundësinë t’i vlerësojmë dhe t’i ndjekim nga afër. Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë kur ato vijnë nga çdo cep i botës për t’u bërë pjesë e këtij seleksionimi”, u shpreh Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu