Adi Kurti
Adi Kurti është futbollisti më i ri i Audace Cerignola. Mbrojtësi është larguar nga Hellas Verona, për të nisur një aventurë të re në formë huazimi te klubi tjetër italian, por në Serie C.
Ky huazim do të jetë i vlefshëm një sezon, pra deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që klubi i Audace Cerignola ka të drejtën e blerjes dhe në rast e ushtron, Verona ka një klauzolë riblerjeje.
Kujtojmë se mbrojtësi i Kombëtares U21 e ka nisur karrierën në Shqipëri me FC Pepa. Më vonë, qendërmbrojtësi 20-vjeçar është aktivizuar me moshat e Empolit, Veronën dhe Ternana.
View this post on Instagram
Poll






