Armando Broja
Armando Broja u la jashtë ekipit të Burnley ditën e djeshme, për miqësoren ndaj Ajax. U përfol shumë për një përjashtim nga skuadra, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Është vetë trajneri i Burnley, Nicky Hayen që ka folur për situatën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Dhe çuditërisht e në mënyrë të pabesueshme, 24-vjeçari është dëmtuar sërish.
“Broja ka një dëmtim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, tha shkurt Hayen. Një tjetër dëmtim për Armando Broja, që padyshim mund t’i prishë shumë punë edhe në merkato.
Poll
