Kristian Prenga ngjitet mbrëmjen e sotme në ring, për një përballje tepër historike. Boksieri shqiptar do të përballet me ikonën britanike Anthony Joshua, duel ky që do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.
Sigurisht që në mbështetje të Prengës do të jenë të gjithë shqiptarët anembanë botës, e sidomos Mirdita e tij. Pikërisht Bashkia e Mirditës, ka njoftuar se në orën 23:00 në sheshin “Abat Doçi” të Rrëshenit, do të vendoset një ekran i madh, ku ftohen të gjithë qytetarët për të ndjekur duelin e boksierit kuqezi.
NJOFTIMI:
Sonte, boksieri mirditor Kristian Prenga do të ngjitet në ring në Xhedah të Arabisë Saudite, ku do të përballet me një nga emrat më të njohur të boksit botëror, britanikun Anthony Joshua.
Në mbështetje të sportistit që përfaqëson me dinjitet Mirditën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Bashkia Mirditë ka organizuar transmetimin e ndeshjes në sheshin “Abat Doçi”, Rrëshen, ora 23:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët, sportdashësit dhe tifozët të bashkohen në shesh, për t’i dhënë Kristian Prengës mbështetjen e merituar. Kur në ring ngjitet një shqiptar, ngjitet krenaria e një kombi. Forca, Kristian Prenga!
