Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

EKSKLUZIVE/ Trajneri shqiptar e donte në Superligën turke, portieri mbetet në Itali, klubi i Serie A nuk heq dorë nga ylli i Kombëtares

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Trajneri shqiptar e donte në Superligën turke, portieri
Alen Sherri në ndeshjen Cagliari - Milan

Alen Sherri e ka nisur merkaton verore me oferta. Paraqitjet pozitive me Kombëtaren shqiptare në miqësoret përballë Izraelit dhe Luksemburgun, kanë dhënë efektin e tyre.

Burime për “Newsport.al” raportojnë se për shërbimet e 28-vjeçarit është interesuar Amedspor, klub i cili sezonin e ardhshëm do të militojë në Superligën turke. Trajneri i tyre, Besnik Hasi ka shprehur dëshirën për të pasur Sherrin në ekip, por klubi i Cagliarit ka refuzuar çdo ofertë.

Interesim për shërbimet e ish-it të Egnatias ka pasur edhe nga Danimarka dhe Austria, por klubi i Serie A është treguar i vendosur deri më tani, për ta mbajtur yllin e Kombëtares shqiptare në organikë.

Një mundësi për karrierën e Sherrit është edhe shansi që Elia Caprile të largohet nga Cagliari, për t’i lënë vend shqiptarit. Kështu, 28-vjeçari do të presë edhe të ardhmen e Caprile, e më vonë mund të konsiderojë ndonjë ofertë tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu