Mbrojtësi i krahut te Egnatia, Abdurraman Fangaj ka foli për mediat pas titullit të 3-të me rrogozhinasit në Superiore. Po ashtu, 28-vjeçari ka treguar edhe për të ardhmen, sikurse ndryshimi mes Tetovës e Nevil Dedes:
“Normalisht që çdo lojtar që vjen, ëndërron për gjëra të mëdha. E kam cekur edhe më herët se kam ardhur te Egnatia për gjëra të mëdhaja. Emocionet janë të mëdhaja, kjo për faktin që shumë tifozë, specialistë e zhbënë Egnatian.
Egnatia ishte e pashpresë para Final Four, por Egnatia është aty. Egnatia është ekspert e Final Four. Kualiteti i kësaj skuadre është dëshmuar në çdo moment.
E ardhmja? Për të ardhmen ia lë veç Zotit dhe të shohim në vazhdim. Nuk dua të flas për marrëdhënien time me trajnerin aktual. Ka qënë korrekte që me ardhjen e Nevil Dedes.
Jam lojtar profesionist dhe jap më të mirë në fushë për aq sa kam luajtur. Besoj se për të ardhmen do të zbuloi në vazhdim. Dinamikat dhe taktikat e trajnerëve kanë ndryshime.
Për Tetovën nuk kam çfarë flas. Dihen manovrat e tij dhe sa mirë jam ndjerë. Kanë qënë më shumë se 3 vite me Tetovën te Egnatia ku kam përjetuar edhe momentin më të mirë në karrierë”.
