Ibrahima Konate nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Livepool-in, me mbrojtësin që ka vendosur të largohet pas pesë sezonesh me fanelën e “The Reds”.
Sipas raportimeve, 27-vjeçari ka vendosur të largohet si lojtar i lirë dhe dukej se destinacioni i rradhës do të ishte Real Madrid, madje është përmendur edhe për një marrëveshje paraprake me klubin madrilen.
Konate nuk është në listën e trajnerit Jose Mourinho dhe francezi duket se ka gjetur një destinacion të ri. Orët e fundit është zbuluar se Konate është shumë pranë kalimit në kampionatin saudit tek Al-Ittihad.
Javët e fundit ka pasur takime mes agjentit të lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të vijë shumë shpejt.
