Aston Villa ka bërë lëvizjen e saj për Alejandro Garnachon, duke i dërguar Chelsea-t një ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit argjentinas. Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, klubi nga Birminghami e konsideron 21-vjeçarin objektivin kryesor për repartin ofensiv.
Bisedimet mes dy klubeve janë në zhvillim, ndërsa në garë për Garnachon mbetet edhe Roma, e cila kishte paraqitur një ofertë disa ditë më parë. Megjithatë, deri tani nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.
Trajneri i Aston Villa-s, Unai Emery, e ka ndjekur prej kohësh Garnachon dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm, duke e pasur në listën e dëshirave që nga vera e vitit 2025.
Sipas raportimeve, formula e transferimit parashikon fillimisht një huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga vetë lojtari në ditët në vijim.
View this post on Instagram
