Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Efekti Xabi Alonso tek Chelsea, Morgan Rogers zgjedh “blutë” para Arsenalit

Shkruar nga NEWSPORT
Efekti Xabi Alonso tek Chelsea, Morgan Rogers zgjedh “blutë”
Morgan Rogers

Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale me Aston Villa për transferimin e 23-vjeçarit, Morgan Rogers në një operacion që pritet të thyejë rekordet. Sipas raportimeve të fundit, vlera totale e marrëveshjes kap shifrën e 117 milionë paundëve (rreth 138 milionë euro), duke e bërë Rogers një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Lojtari kishte shprehur dëshirën për t'u transferuar te Chelsea, pavarësisht interesimit konkret nga Arsenali. Një rol kyç në këtë vendim thuhet se ka luajtur trajneri i ri i "Bluve", Xabi Alonso i cili e ka bindur mesfushorin të bashkohet me projektin e tij.

Rogers pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e hënë, ndërsa marrëveshja parashikon një kontratë gjashtëvjeçare, me opsionin për një vit shtesë.

Poll

Lexo gjithashtu