Rayo Vallecano ka hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 AEK-un e Athinës në hapin e parë të çerekfinaleve.
Skuadra e drejtuar nga Inigo Perez shënoi dy gola në pjesën e parë, përmes Akhomach në të 2-tën minutë dhe në fundin e pjesës së parë me Lopez. Vendasve iu anullua dhe një gol në minutën e 20-të pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë histori, teksa Palazon falë një 11-metërshi në minutën e 74, çoi shifrat në 3-0, duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës spanjolle.
Në këtë sfidë u aktivizuan nga minuta e parë Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha në radhët e miqve, ndërsa në anën tjetër për mbrojtësin e krahut të djathtë, Ivan Balliu nuk pati minuta.
GOLAT:
Goli i Akhomach (Rayo Vallecano 1-0 AEK Athens)
Goli i Lopez (Rayo Vallecano 2-0 AEK Athens)
Goli i Palazon (Rayo Vallecano 3-0 AEK Athens)
